Lidhje

Vendet islamike me aleancë kundër terrorizmit


Arabia Saudite njoftoi të martën krijimin e një aleancë të re ushtarake islamike të përbërë nga 34 shtete për të luftuar terrorizmin.

Princi dhe Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman:

"Sot një numër vendesh vuajnë nga terrorizmi, për shembull Daeshi (Shteti Islamik) është i pranishëm në Siri dhe Irak; terrorizmi është i pranishëm edhe në Sinai, Jemen, Libi, Mali, Nigeri, Pakistan, Afganistan dhe kjo kërkon një përpjekje shumë të fortë për ta luftuar atë. Pa dyshim, do të ketë koordinim në këto përpjekje".

Princi dhe Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman u tha gazetarëve se nisma do të përfshijë themelimin e një qendre në Riad për të koordinuar operacionet ushtarake.

Pjesë e kësaj aleance janë Jordania, Bahreini, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë duke kryer sulme ajrore në Siri, si pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik. Vende të tjera nga Lindja e Mesme që janë pjesë e kësaj aleance janë Tunizia, Libani, Libia dhe Egjipti.

Pakistani, Bangladeshi dhe Malajzia janë gjithashtu pjesë e kasaj përpjekjeje, përfshirë një numër të shteteve afrikane si Sudani, Somalia, Mali dhe Nigeria.

Në njoftimin e Arabisë Saudite thuhet se shumë vende të tjera kanë "shprehur mbështetjen e tyre" për krijimin e kësaj aleance, duke përfshirë Indonezinë, vendin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

XS
SM
MD
LG