Lidhje

Pelegrinët myslimanë shënojnë Kurbanin e Madh në përfundim të haxhillëkut


Pelegrinët në haxhillëkun e përvitshëm në Arabinë Saudite goditën me gurë shtyllat që përfaqësojnë djallin, një goditje simbolike e së keqes.

Mbi dy milionë myslimanë janë mbledhur në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm pesëditor.

Besimtarët e kaluan të shtunën në një kampim të madh përreth kodrës ku sipas Islamit, Zoti vuri në provë besimin e Abrahamit duke e urdhëruar të sakrifikonte të birin, Ismailin. Ky është gjithashtu vendi ku Profeti Muhamed bëri lutjen e fundit.

Haxhillëku përfundon me Kurbanin e Madh që festohet nga myslimanët në gjithë botën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG