Myftiu i Madh i Arabisë Saudite u bëri thirrje besimtarëve myslimanë në mbarë botën të bashkohen kundër elementëve “të keqinformuar”, siç u shpreh ai, përfshirë grupet ekstremiste si Shteti Isamik, që synojnë ta çojnë fenë islame pas “në epokën e injorancës”.
“Shteti Islamik po punon për të shkatërruar komunitetin mysliman në emër të Islamit. Grupe si Daeshi paraqesin interpretime të gabuara të Islamit”, - u shpreh Muftiu i Madh Abdul-Aziz ibn Abdullah al-Shaykh.
Kleriku i lartë saudit i bëri komentet para 2 milionë besimtarëve të mbledhur për ritualin e përvitshëm të haxhillëkut në Mekë.