Lidhje

Mbreti saudit dhe Presidenti Trump flasin për raketën e lëshuar nga Jemeni


Media shtetërore në Arabinë Saudite thotë se ushtria e atij vendi interceptoi një raketë balisitike të lëshuar nga Jemeni që kishte si shënjestër “Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Khalid” në kryeqytetin Riad.

Luftëtarët huti në Jemen të mbështetur nga Irani kanë marrë përgjegjësinë për raketën, e cila u interceptua nga forcat saudite të shtunën. Autoritetet saudite thonë se raketa nuk shkaktoi viktima apo dëme të mëdha. Luftëtarët huti thanë se kishin vënë në shënjestër aeroportin. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump foli me mbretin saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud rreth raketës së interceptuar.

Duke fajësuar Iranin për sulmin me raketë në Riad, Presidenti Trump u tha gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One” ndërsa po udhëtonin sot drejt Japonisë, se sipas opinionit të tij Irani kishte goditur Arabinë Saudite dhe sistemi “ynë” e kishte goditur raketën, duke u referuar tek bateria e raketave Patriot që Arabia Saudite kishte blerë nga Shtetet e Bashkuara. “Jemi kaq të zotët, askush nuk mund të prodhojë ato që prodhojmë ne dhe po i tregtojmë kudo në botë.”

Arabia Saudite po drejton një mision në Jemen për të eleminuar forcat huti, ndërsa dhuna ka filluar të kalojë kufijtë gjeografikë. Në korrik, sauditët rrëzuan një raketë balistike nga Jemeni pranë Mekës, një muaj para se myslimanët të fillonin peligrinazhin vjetor atje.

XS
SM
MD
LG