Lidhje

Michael Schumacher mbush 45 vjeç


Kampioni i Formula Unos është në gjendje të rëndë pas aksidentit me ski

Tifozë dhe admirues të Michael Schumacherit ishin mbedhur sot para spitalit ku ai ndodhet në Alpet Franceze, disa ditë pasi ai u plagos rëndë në një aksident me ski.

Sot ai mbushi 45 vjeç dhe disa njerëz udhëtuan për më tepër se 4 orë, për të shprehur mbështetjen e tyre për kampionin shtatë herë të garës Formula Uno, i cili po mbahet nga mjekët në një koma të provokuar.

Schumacheri pësoi plagë të rënda në kokë, kur u rrëzua dhe u përplasur mbi shkëmb, ndërsa po bënte ski gjatë pushimeve me familjen e tij në Meribel të Francës. Mjekët nuk kanë dhënë ndonjë prognozë për të, duke thënë se janë fokusuar tek dhënia e ndihmës së shpejtë.

Schumaker është piloti më i suksesshëm i Formula Unos në historinë e kësaj gare, duke shënuar rekordin e fitores në 91 gara. Ai u largua nga sporti vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG