Lidhje

Shkup, tubim kundër skandalit të përgjimeve


Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE mbajti sot në Shkup një tubim me përkrahësit e saj për të protestuar ndaj skandalit të përgjimeve.

Kryetari i kësaj partie dhe kryeministër Nikolla Gruevski përsëriti qëndrimin se rivali i tij Zoran Zaev punon për interesat e shërbimeve të huaja sekrete në dëm të Maqedonisë dhe se bisedat e publikuara telefonike nga opozita janë të montuara. Ai tha se nuk pranon kërcënime, por se është i hapur për dialog. Kryeministri maqedonas e hodhi poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohëshme parlamentare ndërsa e kundërshtoi edhe kërkesën e opozitës për një qeveri kalimtare duke thënë se ajo mund të bëhej por pa pjesëmarrjen e VMRO-së në të.
“Populli është ai që na jep legjitimitetin”, tha zoti Gruevski. Opozita pretendon se pushteti i ka sjellë me forcë dhe kërcënime punonjësit e administratës dhe anëtarët e partisë në miting. Opozita maqedonase, nga ana tjetër, edhe sot publikoi biseda të regjistruara telefonike ku pretendohet se dëgjohet kryeministri Gruevski duke folur me ministrin e Transportit mbi nevojën e ndryshimeve të planit urbanistik të qytetit të Shkupit dhe të komunës Qendër për të përfituar disa parcela ndërtimi për interesa personale.

XS
SM
MD
LG