Lidhje

Fillon detyrën Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së


Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres filloi mandatin e kreut të organizatës ndërkombëtare sot, ndërsa mandati i paraardhësit të tij Ban Ki-moon u mbyll në mesnatë.

Zoti Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë dhe ish-Komisioner i Lartë për Refugjatët, u ka thënë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara në një fjalim se pyetja se si mund të ndihmohen miliona njerëz të përfshirë në konflikt dhe luftë, rëndon shumë mbi zemrën e tij.

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të OKB-së që të bëjnë një premtim për Vitin e Ri: “Të vendosim që paqja të jetë gjëja më e rëndësishme”.

Sekretari i Ri i përgjithshëm ka premtuar që të vendosë ura komunikimi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump ka shprehur shqetësim se Kombet e Bashkuara janë joefikase.

XS
SM
MD
LG