Përpara udhëtimit në Azi, Sekretari Mattis informoi për një zhvendosje të rëndësishme të prioriteteve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.
Gjatë një fjalimi në Uashington, Sekretari Mattis deklaroi se “do të vazhdojmë fushatën kundër terroristëve, por fokusi parësor do të jetë konkurenca me fuqitë e mëdha dhe jo anti-terrorizmi”.
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare e administratës Trump, thekson në veçanti kërcënimin në rritje nga vende si Kina dhe Rusia.
Strategjia thotë se p.sh. Kina përdor taktika ekonomike grabitqare për të frikësuar vendet fqinje, ndërkohë që po militarizon pjesë të Detit të Kinës Jugore.
Sekretari Mattis do të udhëtojë drejt Indonezisë dhe Vietnamit, dy vende që kanë mbajtur qëndrim më kurajoz, si dhe kanë modernizuar ushtritë e tyre, për t’i rezistuar presionit të Kinës për marrje territoresh në det. Vietnami në veçanti, po shndërrohet në një vend të rëndësishëm partner për Shtetet e Bashkuara në këtë rajon.
Facebook Forum