Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dënoi shtypjen e protestave paqësore në Bjellorusi


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dënoi shtypjen e protestave paqësore në Bjellorusi
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dënoi shtypjen e protestave paqësore në Bjellorusi

Në një konferencë pro demokracisë sot në Lituani, Sekretarja Klinton tha se çdo demokraci "duhet të ngrejë zërin" kur vende si Bjellorusia shtypin në mënyrë brutale të drejtat e qytetarëve të tyre.

Presidenti Alexander Lukashenko ka sunduar vendin që nga viti 1994 dhe ka ndërmarrje një fushatë re shtypëse kundër veprimtarëve anti-qeveritarë pas rizgjedhjes së tij në dhjetor në zgjedhjet, që u cilësuan si të manipuluara nga qeveritë perëndimore.

Zonja Klinton tha se "autokratë të pamëshirshëm" në gjithë botën nuk largohen nga pushteti. Por ajo shtoi se ekzistojnë elementë kyçë të nevojshëm për vendet që duan demokraci, përfshirë institucionet e bazuara tek ligji, barazia për të gjithë, mes tyre edhe gratë, shtypin e lirë, mundësitë ekonomike dhe udhëheqësit legjitimë.

Sekretarja Klinton shkoi sot në Spanjë, ku do të takohej me kryeministrin Hose Luis Rodriquez Zapatero për bisedime mbi disa çështje, përfshirë Afganistanin, tregëtinë dhe ekonominë.

Para Lituanisë, zonja Klinton vizitoi Hungarinë.

XS
SM
MD
LG