Lidhje

Senati, palët e ndara mbi ritmin e miratimit të kandidatëve të presidentit Trump


Deri tani Senati ka miratuar vetëm katër kandidatura nga emërimet e Presidentit Trump për kabinetit e tij të ri. Konfirmimi i fundit ishte ai i dje i ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley. Republikanët në Kongres akuzojnë demokratët se po përdorin taktika të kushtueshme dhe të rrezikshme për të zvarritur procesin e konfirmimit. Por demokratët këmbëngulin se po bëjnë detyrën që u ngarkojnë mandatet kushtetuese.

Deri tani, emrat e tjerë të konfirmuar për kabinetin e zotit Trump janë Ministri i Mbrotjes John Mattis, Sekretari i Sigurisë Kombëtare John Kelly si dhe drejtori i CIA-s Mike Pompeo. Por për mbi 10 kandidatë të tjerë, mbetet e paqartë dita e votimit të tyre në senat.

Jemi ulur këtu dhe pyesim mbi axhendën e presidentit për të ecur përpara, në një kohë kur demokratët e senatit po vonojnë një numër të madh emrash për kabinetin e tij. Kjo duhet të marrë fund, ekonomia dhe siguria e vendit janë të kërcënuara", thotë Sean Spicer, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

E vetme, pakica demokrate nuk mund t’i bllokojë kandidatët. Por ata mund të pengojnë votimin me ditë të tyre, gjë që ka ndodhur me kandidaturën për Sekretar të Shtetit Rex Tillerson, aq sa ka shqetësuar republikanët.

Në një kohë kur ka shumë zhvillimeve në botë, t’i mohosh një vendi një person që gjithësesi do të miratohet, por t’i mohosh miratimin e shpejtë të tij, më vjen keq ta them, por bëhet thjesht për inat”, thotë senatori republikan, Bob Corker.

Por demokratët nuk ndihen në faj. Senatori Chuck Schumer thotë se ata janë " krenarë për punën që po bëjmë”.

A nuk është në detyrimin e të dyja palëve, republikanë e demokratë të sigurohemi për shqyrtimin e plotë të këtyre kandidaturave? Ata do të kenë një ndikim të madh në jetën e amerikanëve. Dhe të shpenzosh pak kohë për të kuptuar çfarë realisht mendojnë apo duan të bëjnë, ja vlen”, thotë ai.

Republikanët kujtojnë se në 2009 ata ndihmuan për të përshpejtuar procesin e miratimit të kandidatëve të presidentit të asaj kohe Barak Obama.

Gjatë administratës së presidentit Obama, 5 ditë pas betimit, ai kishte 14 anëtarë të kabinetit të konfirmuar. Deri tani me presidentin Trump janë vetëm 3. Miqtë tanë demokratë duhet ta tejkalojnë faktin se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se ne kemi përgjegjsinë për të qeverisur”, thotë senatorti republikan John ((SEN. JOHN CORNYN, REPUBLICAN))

Por sipas demokratëve kandidatët e presidentit Trump janë unikë dhe kërkojnë një shqyrtim të veçantë.

Ne e quajmë “kabineti moçal”, i miliarderëve dhe bankierëve. Asnjë kabinet nuk ka patur njerëz kaq të pasur. Asnjë kabinet nuk ka patur kaq shumë njerëz me konflikte të mundshme interesi”.

((SEN. CHUCK SCHUMER, DEMOCRAT))

Republikanët që kanë shumicën në senat, mund të miratojnë çdo anëtar të kabinetit Trump me apo pa mbështetjen e demokratëve. Pyetja që ngrihet është kur?

XS
SM
MD
LG