Lidhje

SHBA: Senati miraton projekt-buxhetin


Me një votim 51 me 49, republikanët në Senat miratuan dje vonë një projekt-buxhet që mund t’i hapë rrugën planit të Presidentit amerikan Donald Trump për ato që ai i ka quajtur “shkurtime masive taksash dhe reforma.”

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë pas votimit se “kjo do të thjeshtëzonte kodin shumë të ndërlikuar të taksave, do të sillte lehtësim financiar për familjet në të gjithë vendin dhe do t’i bënte bizneset amerikane konkurruese në shkallë globale”.

Republikanët në senat, ishin nën presion për të miratuar masat e shkurtimit të taksave para zgjedhjeve të Kongresit vitin e ardhshëm, pasi nuk arritën të siguronin miratimin e një përpjekjeje të Presidentit Trump për të shfuqizuar ligjin e kujdesit shëndetësor të administratës së ish-Presidentit Obama.

"Sot kemi hedhur hapin e parë drejt zëvendësimit të kodit jofunksional të taksave, përmes miratimit të një buxheti të hollësishëm dhe të përgjegjshëm financiarisht, që do të ndihmonte me futjen e qeverisë federale në rrugën e balancimit të buxhetit”. – tha senatori McConnell.

"Është një projekt-ligj i tmerrshëm, mizor, projekt-buxheti më i padrejtë i paraqitur ndonjëherë në historinë moderne të vendit tonë. Në një kohë pabarazie masive të ardhurash dhe mirëqenieje, ky buxhet siguron një shkurtim taksash prej 1.9 trilionë dollarësh për 1 për qind më të pasurit”.- tha senatori Sanders.

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve duhet të bien dakord për një variant të përbashkët për vitin e ardhshëm fiskal, në mënyrë që republikanët të arrijnë objektivin e tyre të futjes në fuqi të paketës së taksave që pastaj do t’i dorëzohej zotit Trump për nënshkrim në fund të vitit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG