Lidhje

Betsy Devos konfirmohet si Sekretare e Arsimit


Senati amerikan miratoi sot kandidaturën e Betsy Devos për postin e sekretares për arsimin në kabinetin e presidentit Trump. Një përzgjedhje që ka ngjalluar shumë kundërshti në rradhët e demokratëve si dhe ka përçarë për herë të parë republikanët që prej fillimit të procesit për konfirmimin e anëtarëve të kabinetit qeverisës. Dy senatorë republikanë votuan kundër kandidaturës së zonjës DeVos dhe votimi në senat ishte i ndarë barabar, 50 me 50, duke bërë që nënpresidenti Mike Pence të merrte pjesë në votim për të zgjidhur ngërçin. Një zhvillim që konsiderohet i paprecedentë për emërimin e një anëtari të kabinetit.

Votimi i sotëm vjen pas 24 orë proteste të demokratëve në senat, që ka vazhduar gjatë gjithë natës deri sot paradite. Debatet pro dhe kundër kandidaturës së Betsy Devos kanë nxjerrë në pah dy vizione të ndryshme për të arsimin publik në Amerikë.

Dy republikanë iu bashkuan demokratëve kundër zonjës Devos, një biznesmene e pasur, që nuk ka punuar kurrë si mësuese por është nga përkrahësit kryesore të përdorimit të fondeve publike për prindërit që të paguajnë arsimimin në shkolla të administruara nga privatët, në zonat ku shkollat publike kanë probleme.

Demokratët e shohin zonjën DeVos si kreun e një projekti që synon të tërheqë fonde të tjera nga shkollat publike, të cilat edhe me buxhetin e tanishëm kanë mungesë fondesh.

Plani i zonjës DeVos nënkupton më pak mësues dhe burime, si dhe shkolla më të këqija. Në thelb mungesa e të kuptuarit nga ana e saj e të drejtave që kanë mësuesit sot, që prindërit dhe studentët kanë sot, do të thonë një gjë, ajo nuk mundet të mbështesë ligjin nëse nuk e kupton atë”.

Senatorja republikane Susan Collins nga shteti Meini dhe ajo nga Alaska Lisa Murkowski bënë të ditur se do të votojnë kundër.

Kjo shënoi krisjen e parë në mbështetjen e unifikuar që republikanët i kanë dhënë kandidatëve të zgjedhur nga presidenti për kabinetin e tij.

XS
SM
MD
LG