Lidhje

Sequi, shpejtoni reformën zgjedhore dhe parlamentare


Në Shqipëri, ambasadori i delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë Ettore Sequi, tha sot se është e nevojshmë që të përshpejtohet përparimi në realizimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. Këto komente ambasadori Sequi i bëri gjatë takimit të Komitetit Konsultativ BE- Shqipëri që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar.

Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare, ishin në qendër të diskutimeve të seancës së sotme të Komitetit Konsultativ mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë i cili kishte ne fokus planin e Veprimit për realizimin e 12 objektivave të përcaktuara nga Brukseli. Ambasadori Sequi tha se ka patur ecuri në një seri fushash duke nënvizuar nevojën e një përparimi më të shpejtë të reformës zgjedhore, ndërsa vuri ne dukje se “puna për reformën parlamentare ka ecur më me ngadalë”. Ambasadori theksoi se beson ende se marrja e statusit kandidat është e mundur, por kjo, shtoi ai, "sigurisht që kërkon angazhim, vullnet politik, zbatim të 12 prioriteteve kryesore, siç e ka theksuar dhe Komisioneri Fyle”, nënvizoi ambasadori Sequi.

Por edhe në diskutimet e sotme përfaqësuesit si të shumicës ashtu dhe opozitës kanë patur sërish debate lidhur me ecurinë e këtyre reformave. Prej disa ditësh palët janë përfshirë në polemika të nxehta duke akuzuar njëra tjetrën për vonesat në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG