Lidhje

Serbi: Humbin jetën pesë turistë nga Sllovakia


Pesë turistë nga Sllovakia humbën jetën të martën në një aksident rrugor në Serbi.

Autoritetet serbe thanë se një autobus me udhëtarë nga Sllovakia doli nga rruga të martën në mëngjes në afërsi të qytetit të Aleksincit në Serbinë qendrore.

Ata po ktheheshin në Sllovaki nga ishulli i Korfuzit në Greqi.

Të paktën 23 veta kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga të cilët 13 me lëndime më të rënda.

Ende është i paqartë shkaku i aksidentit.

XS
SM
MD
LG