Lidhje

Tusk: Në Sofje do të konfirmojmë ardhmërinë evropiane të Ballkanit


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha të mërkurën në Beograd se Bashkimi Evropian synon forcimin e lidhjeve ekonomike dhe marrëdhënieve në fusha të tjera me Serbinë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, derisa ato përparojnë drejt anëtarësimit në BE.

Zoti Tusk qëndroi në Serbi në kuadër të vizitës që po u bën të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Arsyeja e vizitës sime është takimi në Sofje (ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor) që do të mbahet në maj. Qëllim i këtij takimi është forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Në takimin në Sofje do të konfirmojmë gatishmërinë për të punuar për integrimet evropiane", tha ai pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb tha se më zotin Tusk ka biseduar për 'çështjen më të rëndësishme për Serbinë', që është çështja e Kosovës. "Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje ajo do të jetë pengesa për integrimin në Bashkimin Evropian", tha ai duke nënvizuar se vendi i tij është i gatshëm për kompromis por "nuk do të pranojë asnjë përulje".

"Për të ardhmen e Serbisë nuk do të vendosë as Moska, as Ëashingtoni, as Pekini, as Ankaraja. Në BE askush nuk do t'ju imponojë asgjë. Së bashku mund të arrijmë të ruajmë pavarësinë, të ruajmë identitetin dhe sovranitetin", tha Donald Tusk

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane.

Në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian thuhet se Serbia dhe Kosova nuk mund të anëtarësohen nëse nuk arrijnë një marrëveshje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve.

Zoti Tusk shkon të enjten në Prishtinë për të takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar mbi takimin në Sofje më 17 maj që do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG