Lidhje

AI: Beogradi dështon të strehojë romët e dëbuar


Amnesty International tha të mërkruën se autoritetet serbe kanë dështuar të strehojnë mbi 100 familje rome me gjithë mbështetjen financiare nga BE-ja

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se qindra pjesëtarë të komunitetit rom, që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre në Beograd në vitin 2012, nuk janë strehuar, me gjithë faktin se Serbia ka përfituar fonde nga Bashkimi Evropian për këtë cështje.

Në një komunikatë me rastin e tetë prillit, ditës ndërkombëtare të romëve, organizata me seli në Londër tha se mbi 100 familje rome jetojnë në kushte të mjerueshme, ndonëse zyrtarët e Beogradit ishin zotuar t’i strehojnë ata në apartamente të reja që duhej të ndërtoheshin me mbështetjen prej 3.6 milion eurosh nga Bashkimi Evropian.

Strehimi do të duhej të përmbyllej në muajin shkurt, por deri tash asnjë nga apartamentet planifikuara, nuk është përfunduar.

Amnesty International thotë se vetëm 10 nga 167 familjet rome të dëbuara nga me forcë nga një vendbanim joformal në Beograd tre vjet më parë, kanë pëfituar nga projektet e srehimit.

Familjet tjera jetojnë në kontejnerë metalik, larg shkollave dhe mundësive të punësimit, thuhet mes tjerash në deklaratën e Amnesty International.

XS
SM
MD
LG