Lidhje

Tetë të arrestuar në Serbi për masakrën e Srebrenicës

update

Autoritetet serbe kryen të mërkurën arrestimet e para të personave të përfshirë drejtpërdrejtë në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë në vitin 1995

Në Serbi, autoritetet arrestuan të mërkurën tetë persona nën dyshimet se ishin përfshirë në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë në vitin 1995.

Kjo është hera e parë që ndodhin arrestime në Serbi në lidhje me mizoritë më të rënda që kanë ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

8 te arrestuar ne Serbi per masakren e Srebrenices
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Arrestimet janë kryer në disa pjesë të Serbisë dhe të gjithë ata akuzohen për ekzekutimin e mbi një mijë myslimanëve boshnjak në një depo afër Srebrenicës. Më shumë se tetë mijë mysliman janë vrarë në atë zonë pasi që ajo ra në duart e serbeve të Bosnjës në korrik të vitit 1995.

“Ky është rasti i parë që përfshinë njerëz të dyshuar për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në masakrën e Srebrenicës”, tha Bruno Vekaric, zëvendësprokuror për krime lufte. “Ka edhe të dyshuar të tjerë në Serbi dhe vendet fqinje dhe ne jemi duke i ndjekur”, i tha ai agjencisë së lajme Reuters.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se masakra e Srebrenicës e shpallur si “zonë e sigurt” e kryer vetëm pak ditë pas rënies së saj, paraqet gjenocid.

Tetë të arrestuarit pritet të gjykohen në Serbi dhe jo në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë ku janë gjykuar udhëheqësit e lartë si ish presidenti i Serbisë Slobodan Miloseviç dhe udhëheqësi i Serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç.

Rreth 100 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës në Bosnjë ndërmjet viteve 1992 – 1995.

Serbia arrestoi Karaxhiçin në vitin 2008 dhe ish komandantin e tij ushtarak Ratko Mladiç në vitin 2011. Të dy janë aktualisht në Gjykatën e Hagës për krime lufte ku po gjykohen për krime lufte përfshirë edhe përgjegjësinë për Srebrenicën

XS
SM
MD
LG