Lidhje

Pesë vjet burg për afaristin serb Mishkoviç


Një gjykatë në Serbi dënoi me pesë vjet heqje lirie njërin nga afaristët më të pasur në Ballkan, nën akuzat për evazion fiskal, në një proces që qeveria e sheh si hapin të më madh në luftën kundër korrupsionit, derisa Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Miroslav Mishkoviç, dikur vlerësohej se ishte ndër njerëzit më me ndikim në Serbi për shkak të lidhjeve të fuqishme politike.

Ai u shpall fajtor, sepse sipas gjykatës e kishte ndihmuar të birin, Marko Mishkoviç, për të shmangur pagesën e taksave me vlerë prej 3 milionë eurosh (afërisht 3.4 milionë dollarë), lidhur me kompaninë e ndërtimit të rrugëve.

Gjykata e gjobiti Mishkoviçin edhe me 65 mijë euro.

Marko Mishkoviçi ishte dënuar më parë, për të njejtat akuza me t 3 vjet e gjysmë heqje lirie.

Miroslav Mishkoviç, 70 vjeçar, e ngriti perandorinë e tij afariste në kohën e sundimit të Slobodan Milosheviçit gjatë viteve 90 dhe e zgjeroi atë më tej pas largimit të tij nga pushteti në vitin 2000.

Në vitin 2007, pasuria e tij vlerësohej në 2 miliardë dollarë amerikanë, por besohet se ajo është shtuar që atëherë.

Avokati i tij, Zdenko Tomanoviç, tha se procesi kundër tij ishte zhvilluar nën trysni të fuqishme politike dhe njoftoi se do ta apelojë vendimin.

Mishkoviçi nuk ishte i pranishëm në gjykatë në kohën e shpalljes ë vendimit.

XS
SM
MD
LG