Lidhje

Vazhdojnë debatet pas ndëshkimit të tenistes Serena Williams


Serena Williams mori mbështetjen e Shoqatës së Tenisit për Femra, pas sjelljes së saj në fushë të shtunën gjatë ndeshjes finale ku ajo humbi trofenë US Open ndaj japonezes Naomi Osakas. Shoqata thotë se gjyqtari nuk u tregua tolerant sa duhet me Williams për shkak se ajo është grua. Williams humbi pasi mori dënime të shumëfishta nga arbitri i ndeshjes Carlos Ramos - duke përfshirë një pikë dënimi për thyerjen e raketës, dhe pastaj një tjetër ndëshkim pasi debatoi me gjyqtarin, duke e quajtur "gënjeshtar".

Shefi ekzekutiv i Shoqatës së Tenisit për Femrat, Steve Simon, tha sot se gjyqtari tregoi një nivel të ndryshëm tolerance ndaj Serena Williams për shkak se ajo ishte një grua.

36-vjeçares iu dha fillimisht vërejtje për një shkelje të kodit gjatë finales në Flushing Meadows të Nju Jorkut, pasi gjyqtari mori në konsideratë një gjest të bërë ndaj saj nga trajneri Patrick Mouratoglou.

Kampionia 23 herë e titullit grand slam u dënua më pas me një pikë pasi hodhi në tokë raketën e tenisit gjatë setit të dytë kundër Osakas duke e filluar lojën 15 me 0 dhe Williams protestoi e zemëruar.

Williams dhe Ramos u përfshinë më pas në një shkëmbim në setin e dytë me amerikanen që e quajti atë "gënjeshtar" - një vërejtje që rezultoi në disavantazhin e saj gjatë gjithë lojës.

Williams më pas refuzoi të dilte fushë, duke e quajtur Ramos "seksist" dhe kërkoi një ndërhyrje nga arbitri para se të luante.

Osaka – 20 vjeç – fitoi setet 6-2 6-4 duke u bërë tenistja e parë japoneze që fiton çmimin e madh.

Zhurma e tifozëve të zemëruar mbizotëroi ceremoninë e trofesë me Osakan që dukej e mërzitur para se Williams bëri thirrje për qetësi dhe e uroi kundërshtaren e saj për fitoren.

Kampionia gjashtë herë e titullit US Open ka marrë mbështetje dhe kritika nga lojtaret e tjera të tenisit, por duket se ka mbështetje tani nga Shoqata e Tenisit për Femra.

Ajo ishte një nga dhjetë gratë e dënuara për shkelje të kodit në kampionatin e këtij viti US Open, ndërsa 26 burra u dënuan gjithashtu.

36 vjeçarja Williams, u gjobit me 17,000 dollarë për shkelje të kodit gjatë finales.

Fituesja e vendit të dytë në Wimbledon, e cila u kthye në lojë në mars pasi lindi shtatorin e kaluar, do të kishte barazuar rekordin e mbajtur nga tenistja Margaret Court e cila e fitoi çmimin e madh 24 herë në se do të kishte mposhtur Osakën.

Fitorja e fundit e Williams ishte në kampionatin Australian Open vitin e kaluar.

VOA-TV VIDEO CUT S

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG