Lidhje

Shanset e Netanjahut për të qëndruar në krye të partisë


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përballet sot (e enjte) me një sfidë ndërsa partia e tij Likud po zhvillon zgjedhje paraprake, për të vendosur se kush do ta udhëheqë atë drejt zgjedhjeve të treta të përgjithshme në Izrael brenda një viti. Zoti Netanjahu vazhdon të jetë popullor mes anëtarëve të partisë së tij dhe pritet ta mbajë pozitën e kryetarit, megjithë akuzat e ngritura ndaj tij muajin e kaluar.

Kundërshtari i hershëm Gideon Saar, e ka paraqitur veten si një alternativë më e mirë për shanset e formimit të qeverisë.

“Ndjej një rizgjim të madh në terren. Njerëzit kuptojnë se sot ka nevojë për ndryshim dhe do Zoti, së bashku do ta bëjmë këtë të mundur sot. Ju falenderoj shumë”, tha Gideon Saar, kandidat për kryetar të partisë Likud.

Zoti Netanjahu ruan popullaritetin mes anëtarëve të partisë Likud dhe pritet ta ruajë pozicionin e kryetarit, megjithë akuzat e ngritura ndaj tij muajin e kaluar për mashtrim, rryshfet dhe thyerje të besimit në tre raste të veçanta korrupsioni. Ai i ka mohuar me forcë të gjitha akuzat.

Rezultatet e zgjedhjeve brenda partisë priten të shpallen të premten.

Ndërsa zoti Netanjahu zhvillonte një aktivitetet elektoral në qytetin Ashkelon një raketë u lëshua nga Rripi i Gazës, dhe ai u detyrua të largohet me shpejtësi nga podiumi.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij Sara u futën në një bunker aty pranë dhe ai u rikthye më vonë për të mbaruar fjalimin.

Ushtria izraelite konfirmoi se raketa e nisur nga Gaza u interceptua nga sistemi i mbrojtjes “Kubeja e Hekurt”.

Ushtria u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj objekteve të Hamasit në Gaza.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG