Lidhje

Sponsorët largohen nga Maria Sharapova


Tre nga sponsorët kryesorë të Maria Sharapovës ndërprenë sot marrëdhëniet me yllin rus të tenisit pasi ajo pranoi se kishte dështuar në testin e dopingu gjatë kampionatit australian.

Gjiganti Nike, prodhuesi zviceran i orëve Tag Heuer dhe Kompania gjermane e makinave luksoze Porsche u distancuan menjëherë nga tenistja pesë herë fituese e Grand Slamit. Sharapova njoftoi për dështimin e testit dje në një konferencë shtypi në Los Angeles.

Fjala ishte për testin e substancës pak të njohur meldonium, që u bë një substancë e ndaluar në kodin e Agjencisë Botërore Anti-Doping të këtij viti.

XS
SM
MD
LG