Lidhje

Peshkaqeni sulmon surfistin australian


Peshkaqenët janë frika më e madhe e plazhistëve në ujëra ku gjallojnë këto krijesa.

Por vetë peshkqenët i druhen njeriut, sidomos kur bëhet fjalë për surfistin australian Mick Fanning. Fanning, tre herë kampion bote në surfing po merrte pjesë në konkurrim të dielën në Afrikën e Jugut kur iu afrua peshkaqeni. Ai filloi ta godiste me grusht peshkaqenin për ta detyruar të largohej. Në atë moment ai u rrëzua nga bordi. Peshkaqeni u largua dhe vetë sportisti u nxorr nga uji nga një ekip në xhetski.

Surfisti tregon se ishte duke u përgatitur për konkurrim kur ndjeu diçka që tërhoqi litarin e bordit dhe e detyroi të vepronte.Nuk është e qartë se çfarë lloj peshkaqeni e sulmoi sportistin. Por është fakt se ujërat në brigjet e Afrikës së Jugut, ku po zhvillohej konkurrimi janë të mbushur me peshkaqenë.

XS
SM
MD
LG