Lidhje

SHBA - Afganistan, marrëveshje për operacionet gjatë natës


Qeveria afgane ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ku kërkohet zyrtarisht që operacionet gjatë natës të drejtohen nga afganët dhe që i jep zyrtarëve lokalë autoritetin për të marrë vendime lidhur me to.

Ministri afgan i Mbrojtjes Abdul Rahim Wardak dhe komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali John Allen, e nënshkruan marrëveshjen sot, në një ceremoni që u zhvillua në Kabul.

Operacionet gjatë natës kanë qenë një burim të vazhdueshëm tensionesh mes qeverisë afgane dhe ushtrisë amerikane. Zyrtarët afganë thonë se forcat e huaja tani do të kenë vetëm një rol mbështetës në operacionet gjatë natës dhe se ato të kryhen me urdhërin e autoriteteve të ligjshme afgane.

Gjenerali Allen e quajti marrëveshjen historike, në procesin e vendosjes së sovranitetit në Afganistan dhe në përpjekjet e përbashkëta për zyrtarizimin e një partneriteti strategjik afatgjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

XS
SM
MD
LG