Lidhje

SHBA: 7 shtete kundërshtojnë ofrimin e sigurimeve shëndetësore për kontraceptivë


SHBA: 7 shtete kundërshtojnë ofrimin e sigurimeve shëndetësore për kontraceptivë
SHBA: 7 shtete kundërshtojnë ofrimin e sigurimeve shëndetësore për kontraceptivë

Shtatë shtete amerikane kanë ngritur padi duke kundërshtuar një kërkesë të re që grupe me lidhje fetare të ofrojnë sigurime shëndetësore që mbulojnë përdorimin e kontraceptivëve dhe sherbime të tjera për parandalimin e shtatëzanisë.

Padia e ngritur sot thotë se rregulli i ri bie ndesh me të drejtën e lirisë fetare të garantuar nga kushtetuta amerikane. Paditë u ngritën nga zyrat e prokurorëve të përgjithëshëm të shteteve Florida, Michigan, Nebraska, Ohio, Oklahoma, Karolina e Jugut dhe Texas.

Tre organizata katolike dhe dy qytetarë ju bashkuan po ashtu këtyre padive.

Administrata e presidentit Obama njoftoi këtë vit se institucionet me baza fetare si ato të bamirësisë, spitalet dhe shkollat duhet të ofrojnë mbulimin e kontraceptivëve për punonjësit e tyre në bazë të ligjit të ri për kujdesin shëndetësor. Por ky ligj, nxiti protesta zemërimi nga disa udhëheqës fetarë, të cilët pohojnë se ligji bie ndesh me besimet e tyre kundër parandalimit të shtatëzanisë.

XS
SM
MD
LG