Lidhje

SHBA, arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë


Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të agjencive qeveritare, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.

Presidenti Trump, në komentet që bëri të premten në Shtëpinë e Bardhë, tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit, do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.

Ai tha se një komision dypartiak ligjvënësish do të punojë për hartimin e një pakete për sigurinë e kufirit, e cila është bërë burim mosmarrëveshjesh të gjata mes Presidentit dhe demokratëve të Kongresit, të cilët kanë refuzuar të japin fonde për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.

Presidenti Trump theksoi se ngritja e mureve ose barrierave në kufi është e rëndësishme për sigurinë e kufirit.

“Trafikantët e qenieve njerëzore, - tha Presidenti Trump, - bëjnë viktima gratë dhe fëmijët. Ata i lidhin gratë në pjesën e prapme të kamionëve. Ata nuk kalojnë nëpër pikat kufitare. Kur agjentët e kufirit gjejnë kamionë, ata gjejnë vajza me duart dhe gojët të lidhura. Ky nuk është një problem i Shteteve të Bashkuara, ky është një problem botëror.”

Ai tha se kyështë një rast që të gjitha palët të punojnë së bashku dhe të vënë vendin përpara partisë. Le t'i tregojmë botës se jemi të bashkuar, tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG