Lidhje

​SHBA dërgojnë avionë survejimi mbi Nigeri


Shtetet e Bashkuara kanë dërguar avionë survejimi mbi Nigeri, për të ndihmuar në përpjekjet për gjetjen e mbi 200 vajzava që ende nuk dihet ku ndodhen pas rrëmbimit të tyre muajin e kaluar.

Një zyrtar i lartë i administratës Obama tha se Shtetet e Bashkuara po i përdorin misionet për survejim dhe po ashtu ia kanë dhënë imazhet e satelitëve komercialë qeverisë nigeriane.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se SHBA janë duke ofruar mbështetje zbulimi për operacionin. Ai tha se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë parë videon e publikuar dje nga grupi Boko Haram, dhe nuk kanë arsye për të vënë në pikëpyetje vërtetësinë e imazheve. Ekspertët e zbulimit tha ai, janë duke studiuar me kujdes videon për të marrë ndonjë informacion që mund të ndihmojë për gjetjen e vajzave.
XS
SM
MD
LG