Lidhje

SHBA: Debati i parë mes 7 kandidatëve republikanë për president


SHBA: Debati i parë mes 7 kandidatëve republikanë për president
SHBA: Debati i parë mes 7 kandidatëve republikanë për president

Shtatë republikanë që duan t’i zënë vendin presidentit Obama në zgjedhjet e vitit 2012 do të zhvillojnë sonte debatin e parë.

Forumi, i cili do të transmetohet në mbarë vendin nga rrjeti televiziv CNN, zhvillohet në Nju Hempshir, ku kandidatët po bëjnë fushatë disa muaj para votimeve paraprake vitin e ardhshëm.

Sipas një ankete të CNN-it dhe Korporatës për Studimin e Opinionit, ish guvernatori i Masaçusets Mit Romni gëzon mbështetjen e 24 për qind të republikanëve dhe të pavarurve që anojnë nga kjo parti.

Ish guvernatorja e Alaskës Sara Pejlin renditet e dyta me 20 për qind e pasuar nga ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Rudi Xhuliani. Të dy këta nuk kanë thënë ende nëse do kandidojnë prandaj ata nuk marrin pjesë në debatin e sotëm.

Mes atyre që shpresojnë të tërheqin vëmendjen nga zoti Romni janë ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Njut Gingriç, ish guvernatori i Minesotës Tim Polenti dhe përfaqësuesja e Minesotës Mishel Bahman. Zonja Bahman, e cila mbështetet nga lëvizja Tea Party ende nuk e ka shpallur kandidaturën.

Biznesmeni Herman Kein, përfaqësuesi i Teksasit Ron Pol dhe ish senatori i Pensilvanisë Rik Santorum do të marrin pjesë përsëri në debat.

Ish guvernatori i Jutas, Xhon Hantsmën, i cili dha dorëheqjen kohët e fundit si ambasador i presidentit Obama në Kinë, nuk do të jetë i pranishëm, megjithëse pritet të hyjë në garë së shpejti.

XS
SM
MD
LG