Lidhje

SHBA do të pezullojnë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake për Pakistanin


SHBA do të pezullojnë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake për Pakistanin
SHBA do të pezullojnë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake për Pakistanin

Shtetet e Bashkuara thonë se do të pezullojnë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake për Pakistanin.

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë William Daley tha në programin This Week të kanalit ABC se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Pakistanin janë të vështira dhe duhen përmirësuar me kalimin e kohës. Ai tha se derisa të dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet, Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë shumën e parave që taksapaguesit amerikanë janë angazhuar të japin për ndihmë.

Më parë, gazeta New York Times citoi tre zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar që thonë se kjo lëvizje synon të ndëshkojë Pakistanin për dëbimin e trajnerëve ushtarak amerikan dhe ti bëjë presion ushtrisë së Pakistanit të luftojë më me efektivitet militantët.

Gazeta njoftoi se shkurtimi i ndihmës synon qartësisht të detyrojë ushtrinë pakistaneze të zgjedh midis vendit që e mbështet atë financiarisht apo të vazhdojë të japë mbështetje sekrete për talebanin dhe militantë të tjerë që luftojnë ushtarët amerikanë në Afganistan.

XS
SM
MD
LG