Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se Uashingtoni ka në plan të dërgojë në Japoni dy anije të tjera luftarake për mbrojtjen nga raketat, për t’iu kundërvënë kërcënimit që paraqesin veprimet e Koresë së Veriut.
Sekretari Hagel tha sot në Tokio, pas një takimi me homologun e tij japonez Itsunori Onodera se dy anije AEGIS për mbrojtje nga raketat do të dërgohen në Japoni deri në vitin 2017, duke e çuar në shtatë numrin e anijeve amerikane të këtij lloji në rajon.
Njoftimi erdhi ndërsa Koreja e Veriut i shkallëzoi përsëri tensionet me fqinjët, duke vazhduar të paralajmërojë për prova të tjera me raketa dhe bërthamore.
Në prag të një vizite në Kinë, zoti Hagel i bëri gjithashtu thirrje Pekinit që ta përdorë fuqinë e vet në mënyrë të përgjegjshme në marrëdhëniet rajonale dhe mosmarrëveshjet territoriale.