Lidhje

SHBA, masa të reja kundër Ebolës


Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se u ka kërkuar të gjithë pasagjerëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga Liberia, Guinea, apo Sierra Leone të futen në vend përmes një prej pesë aeroporteve të pajisur me kapacitete për të diagnostikuar sëmundjen vdekjeprurëse.

Aeroporti John Kennedy në Nju Jork u bë aeroporti i parë në vend që filloi kontrollet shtesë më 11 tetor. Katër aeroportet e tjera, Newark në Nju Xhërsi, Dulles pranë Uashingtonit, Hartsfield në Atlanta dhe O’Hare në Çikago i filluan procedurat javën e kaluar.

Kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson thotë se zyrtarët analizojnë rregullisht procedurat që po zbatohen për të parë mos nevojiten masa shtesë. Ndër masat e kontrollit përfshihet matja e temperaturës për pasagjerët, para se të futen në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG