Lidhje

SHBA: Ekzekutohet me pushkatim i dënuari me vdekje, Ronnie Lee Gardner


SHBA: Ekzekutohet me pushkatim i dënuari me vdekje, Ronnie Lee Gardner
SHBA: Ekzekutohet me pushkatim i dënuari me vdekje, Ronnie Lee Gardner

Në shtetin perëndimor Utah një skuadër pushkatimi ekzekutoi personin e dënuar për vrasje, Ronnie Lee Gardner, i treti në Shtetet e Bashkuara që ekzekutohet me këtë mënyrë që nga viti 1976.

Departamenti i Korrektimit në shtetin Utah njoftoi se 49-vjeçari u ekzekutua sot herët në mëngjes.

Gardner u lidh në një karrige, mbi kokë iu vendos një kapuç dhe mbi gjoks një shenjë. Pastaj, pesë qitës vullnetarë qëlluan mbi të me pushkë të kalibrit 30 milimetër.

Njërës prej pushkëve i ishte vënë fishek i zbrazët për të lejuar që mes qitësve të mos ishte e sigurt se kush e dha goditjen fatale.

Gardner ishte dënuar me vdekje për vrasjen me armë zjarri të prokurorit Michael Burrell kur po përpiqej të arratisej nga një gjykatë në vitin 1985.

Mbrëmë, disa orë përpara ekzekutimit disa nga të arfërmit e Gardnerit qëndruan me qirinj në duar pranë vendit të ekzekutimit.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e riktheu në fuqi dënimin me vdekje në vitin 1976.

Gardneri e zgjodhi vetë pushkatimin përpara se ky lloj ekzekutimi të ndalohej në shtetin Utah dhe të zëvendësohej me inxheksion vdekjeprurës.

Guvernatori i shtetit Utah, Gary Herbert tha se Gardnerit i ishte dhënë çdo rast i mundshëm për ta apeluar rastin e tij në shumë gjykata.

Sipas zyrtarëve, Gardneri i kaloi orët e fundit të jetës duke lexuar dhe duke parë filma.

XS
SM
MD
LG