Lidhje

NYT: Iraku ndihmon Iranin të kapërcejë sanksionet


Gazeta New York Times shkruan se Iraku ka shfrytëzuar një rrjet institucionesh financiare për të ndihmuar Iranin të kapërcejë sanksionet

Gazeta New York Times njofton se Iraku ka ndihmuar Iranin të anashkalojë sanksionet ekonomike, të miratuara nga komuniteti ndërkombëtar për programin bërthamor të Teheranit.

Gazeta shkruan në numrin e sotëm se Iraku ka shfrytëzuar një rrjet institucionesh financiare dhe kontrabandën e naftës për të ndihmuar Iranin të kapërcejë sanksionet.

Në korrik Presidenti Barak Obama ia ndaloi një banke në Bagdat të zhvillonte aktivitet me sistemin bankar amerikan. Presidenti tha përmes një deklarate se Banka Islamike Elaf kishte lejuar transaksione me vlerë prej disa miliona dollarësh të bankave iraniane që janë objekt sanksionesh për lidhjet e tyre me aktivitetin bërthamor të vendit.

Sipas New York Times, pavarësisht nga vendimi i Presidentit, banka Elaf vazhdon të marrë pjesë në ankandet e përditshme të valutës, ku bankat shkëmbejnë dinarë irakianë me dollarë amerikanë. Gazeta i përshkruan këto ankande si një rrugë jetike e bankave iraniane për qasje në sistemin ndërkombëtar financiar.
XS
SM
MD
LG