Lidhje

SHBA: “Jetman” realizoi me sukses një fluturim mbi Kanionin e Madh


SHBA: “Jetman” realizoi me sukses një fluturim mbi Kanionin e Madh
SHBA: “Jetman” realizoi me sukses një fluturim mbi Kanionin e Madh

Një aventurier zviceran i njohur me nofkën “Jetman” realizoi me sukses një fluturim mbi Kanionin e Madh në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Sponsorizuesi, firma zvicerane e orëve, Breitling, publikoi video nga fluturimi i zviceranit Iv Rosi, që u realizua të shtunën.

Ekipi i vogël që mbështeti fluturimin, tha se zoti Rosi kërceu nga një helikopter dhe duke përdor një mekanizëm fluturues që e mbante në shpinë, i cili i ngjante krahëve të avionit në miniature, fluturoi për 8 minuta. Ai arriti një shpejtësi prej 305 kilometrash në orë dhe pastaj e ngadalësoi fluturimin duke u ulur me parashutë në shtratin e kanionit.

Iv Rosi kishte planifikuar ta bënte fluturimin të premten por kjo u shty për shkak të vonesës për të marrë lejen nga autoritetet federale të aviacionit. Firma Breitling tha se fluturimi u realizua një ditë më vonë pa shumë bujë dhe me një prani të vogël vëzhguesish.

Ky nuk është fluturimi i parë i zotit Rosi, por sipas tij ishte një ndër më të paharrueshmit. Ai ka fluturuar më parë mbi Ngushticën e La Manshit dhe mbi Alpe.

XS
SM
MD
LG