Lidhje

SHBA: Kandidatët republikanë për president po zhvillojnë fushatë energjike në Iowa


SHBA: Kandidatët republikanë për president po zhvillojnë fushatë energjike në Iowa
SHBA: Kandidatët republikanë për president po zhvillojnë fushatë energjike në Iowa

Kandidatët republikanë për president po zhvillojnë fushatë energjike në Iowa, katër ditë para sprovës së parë për zgjedhjet presidenciale të 2012.

Kandidatët do të zhvillojnë këto ditë vizita në restorante e klube në pika të ndryshme të këtij shteti, si dhe takime me banorët.

Anketat e fundit politike tregojnë se ish-guvernatori i shtetit Masaçusets Mitt Romney ka siguruar përsëri epërsinë në bazë të shifrave të fundit, ndërsa Ron Paul ka dalë në vend të dytë.

Por senatori Rick Santorum shprehet optimist se zgjedhjet paraprake do të rezultojnë në favor të tij. Kandidatët e tjerë, të cilët sipas anketave renditen më dobët në Iowa, e kanë përqendruar vëmendjen në shtete të tjera.

XS
SM
MD
LG