Lidhje

SHBA mbështet protestuesit në Ukrainë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë mbështesin popullin ukrainas në protestën e tyre kundër presidentit Viktor Janukoviç. Sekretari Kerry u takua dje në Gjermani me 3 udhëheqës të opozitës ukrainase, pasi shkëmbeu fjalë të ashpra me Rusinë lidhur me të ardhmen e kësaj ish republike sovjetike.

Sekretari Kerry u takua me figura të opozitës së Ukrainës, Arseni Jatsenjuk, Vitali Klitshko dhe Petro Poroshenko, në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

“Ne përshëndesim përpjekjet e administratës amerikane në mbështetje të demokracinë në Ukrainë. Në tryezën e bisedimeve sot është e ardhmja e vendit tim dhe ne jemi të etur të bëjmë ç’është e mundur për të zgjidhur këtë krizë politike dhe ekonomike”.

Protestat, që shpërthyen nëntorin e kaluar, kundër vendimit të qeverisë ukrainase për t’u tërhequr nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë, ishte një prej pikave kryesore të Konfrencës së Munihut.

Sekretari Kerry tha se Presidenti Janukoviç duhet të bëjë më shumë për t’i bindur ukrainasit se ai është serioz rreth zbatimit të ndryshimeve. Po në Konferencën e Sigurisë në Munih, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi ata që dënojnë përdorimin e forcës nga qeveria ukrainase, por nuk kritikojnë protestuesit për pushtimin e pasurisë shtetrore.

Të premten, Presidenti Janukoviç nënshkroi një ligj, që ofron amnisti për protestuesit e ndaluar gjatë demonstartave anti-qeveritare. Por udhëheqësit e opozitës e kundërshtuan këtë masë, e cila garanton amnisti nëse protestues të tjerë largohen nga ndërtesat qeveritare që ata kanë pushtuar.

Zoti Janukoviç bëri një deklaratë para miratimit të ligjit, duke i akuzuar udhëheqësit e opozitës për shkallëzim të krizës politike. Ai tha se qeveria ka përmbushur detyrimet e saj për t’i dhënë fund krizës.
XS
SM
MD
LG