Lidhje

SHBA, Kina dakort për përgjigje të koordinuar ndaj Phenianit


Zyrtarët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakort të koordinojnë përgjigjen e tyre ndaj një lëshimit të raketës koreanoveriore që ka eklipsuar takimin e nivelit të lartë për sigurinë bërthamore në Seul.

Një këshilltar i presidentit Barack Obama tha se presidenti kinez Hu Jintao shrehu shqetësimin serioz të vendit të tij rreth lëshimit të raketës në një takim që pati sot vetëm për vetëm me zotin Obama.

Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare Ben Rhodes informoi gazetarët rreth takimit. Ai tha se zoti Hu i tha presidentit amerikan se Kina ja ka shprehur tashmë shqetësimin e saj Phenianit. Ai tha se të dy udhëheqësit ranë dakort të shqyrtojnë hapat që duhen ndërmarrë në se ndodh lëshimi i raketës.

Në deklaratat e tij të djelën, zoti Obama i bëri thirrje Kinës të ndalë verbimin ndaj mosbindjes bërthamore të Koresë së Veriut dhe të përdorë ndikimin e saj për të frenuar ambiciet bërthamore të Phenianit. Kina është aleati kryesor i Koresë së Veriut dhe partneri tregëtar, por Pekini thotë se ndikimi I tij politik mbi Phenianin është i kufizuar.

XS
SM
MD
LG