Lidhje

SHBA-Kinë, takime për forcimin e marrëdhënieve ekonomike


SHBA-Kinë, takime për forcimin e marrëdhënieve ekonomike
SHBA-Kinë, takime për forcimin e marrëdhënieve ekonomike

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina po takohen në Uashington këtë javë për bisedime që synojnë të forcojnë marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Bisedimet e nivelit të lartë do të përqëndrohen në një numër çështjesh të debatueshme, përfshi monedhën e nënvlerësuar të Kinës, të drejtat e njeriut dhe deficitin e lartë tregtar të Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës.

Bisedimet e nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës rifilluan sot në Uashington me të dyja palët që shprehën pëlqim për përparimin e arritur por në tryezë mbeten disa çështje të mprehta.

Disa në vendin tonë e shohin përparimin e Kinës si një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Disa në Kinë janë të shqetësuar se Amerikana kërkon të kontrollojë rritjen e Kinës. Ne i kundërshtojmë të dyja këto pikëpamje. Të dyja palët kanë shumë më tepër për të fituar nga bashkëpunimi sesa nga konflikti.

Zyrtarët kinezë duket se nuk u tronditën nga kritikat e hapura të amerikanëve për trajtimin e disidentëve gjatë sesionit të së hënës.

Në një konferencë për shtyp sot në Pekin, zyrtarët thanë se Kina është gati të diskutojë mosmarrëveshjet mbi të drejtat e njeriut në një ambjent me respekt reciprok.

XS
SM
MD
LG