Lidhje

Përplasjet e Kongresit me Presidentin


Presidenti amerikan Barack Obama dhe republikanët në Kongres shkëmbyen replika dje, ndërsa planet për të hedhur në gjyq presidentin intensifikohen.

Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë dje në mbrëmje, ku thuhej se republikanët që mbështesin këtë ide po marrin pjesë në një “lojë politike”, në vend që të bashkëpunojnë me presidentin për të zgjeruar shanset ekonomike për klasën e mesme.

Deklarata, ishte në përgjigje të një projekt-ligji që kishin bërë publike republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve disa orë më herët, i cili nëse miratohet do të autorizonte Kongresin që të vazhdonte procedurën e hedhjes në gjyq. Sipas projekt-ligjit, presidenti ka shkelur kushtetutën në vitin 2013, duke ndryshuar ligjin për reformën e sistemit të shëndetësisë, pa marrë miratimin e Kongresit.

XS
SM
MD
LG