Lidhje

SHBA, numri i vdekjeve ditore nga COVID rritet me 1,885


A health care employee works at a walk-up COVID-19 testing site, Wednesday, Nov. 18, 2020, in Miami. The number of people hospitalized with COVID-19 in the U.S. has doubled in the past month and set new records every day this week. (AP Photo/Lynne…

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të shtunën 11,843,490 raste me koronavirus, një rritje prej 192,673 rastesh krahasuar me një ditë më parë.

Sipas zyrtarëve, numri i vdekjeve nga COVID-19 në SHBA u rrit me 1,885, duke arritur në 253,600.

Më shumë se 57 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 1.3 milion njerëz kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Evropa arriti në 15 milionë persona të infektuar.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë listën e vendeve me më shumë infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG