Lidhje

Presidenti Obama kujton viktimat e Kolorados në fjalimin e së shtunës


Presidenti Barack Obama ia kushtoi fjalimin e tij të përjavshëm masakrës në Kolorado, duke e cilësuar këtë një fatkeqësi “përtej arsyes”. Presidenti tha se tragjedia e Colorados shërben si kujtesë se jeta është tepër e brishtë. Ai tha se e rëndësishme në jetë është mënyra se si e trajtojmë njëri tjetrin dhe dashuria me njerëzve.

Ai tha se bashkë me gruan e tij Michelle do t’i përqafojnë fort vajzat e tyre dhe se është i sigurtë se të njëjtën gjë bëjnë edhe prindër të tjerë. Por presidenti tha se të gjithë duhet t’u qëndrojnë pranë prindërve të vikrimave, duke u thënë se i gjithë populli amerikan është pranë tyre në këto momente të vështira.

Presidenti i nxiti të gjithë të luten dhe reflektojnë për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe për të gjithë njerëzit që vuajnë në jetën e tyre të përditshme. Presidenti Obama, dhe rivali i tij republikan Mit Romni i pezulluan fushatat në shenjë respekti për viktimat e Kolorados. Presidenti Obama anulloi një miting të fushatës së tij për rizgjedhje dhe dha urdhër që flamuri amerikan të ulej në gjysmë shtizë.
XS
SM
MD
LG