Lidhje

SHBA: Papunësia bie në 7.7%


Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara u përmirësua muajin e kaluar duke e ulur papunësinë në 7 presje 7 përqind, niveli më i ulët në katër vjet.

Qeveria tha sot se stuhia Sandy pati pak ndikim në nivelin e punësimit gjatë nëntorit.

Niveli i papunësisë u përmirësua nga 7 presje 9 që ishte në tetor duke arritur në nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2008. .

Raporti i qeverisë thotë se faktori më i madh në rënien e nivelit të papuësisë është se shumë amerikanë nuk po kërkojnë më punë. Kur njerëzit e papunë nuk kërkojnë të punësohen ata nuk llogariten më sit ë papunë.

Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po përmirësohet vazhdueshëm, por ngadalë. Qeveria thotë se 12 milion amerikanë vazhdojnë të jenë të papunë.
XS
SM
MD
LG