Lidhje

SHBA paralajmëron Sirinë: jo sulme me gaz


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis paralajmëroi Sirinë se do të bënte një veprim shumë të pamatur nëse përdor gazin si armë në bombardimin e bazave kryengritëse në Gutën lindore.

Zoti Mattis tha se Shtetet e Bashkuara po "marrin informacione" se forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad po përdorin klorin kundër kryengritësve në periferitë e kryeqytetit Damask. Sulmet që kanë vazhduar prej tre javësh, kanë lënë rreth 1,000 të vdekur, duke përfshirë 200 fëmijë.

Kreu amerikan i mbrojtjes u tha gazetarët që udhëtonin me të për në Oman se "nuk kishte dëshmi për sulme me gaz që mund t'u tregonte, por shtoi se ishte në dijeni për "raporte të shumta mbi përdorimin e klorit ose rreth simptomave që mund të rezultojnë nga ky gaz".

Zoti Mattis tha se trupat siriane sulmojnë pa dallim, madje venë në shënjestër spitalet.

Siria i ka hedhur poshtë pretendimet se po përdor gazin helmues në sulmet e saj që vazhdojnë në Gutën lindore.

Shefi i Pentagonit tha: "Unë thjesht dua të përsëris se do të ishte një veprim shumë i pamatur nëse ata përdorin gazin si armë dhe mendoj se Presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë këtë.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG