Lidhje

Trump, dakord ta shtyjë fjalimin për gjendjen e vendit


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e tërhoqi ftesën drejtuar Presidentit që ai të mbante fjalimin për gjendjen e vendit më 29 janar, për shkam se qeveria vazhdon të jetë pjesësisht e mbyllur.

Demokratja nga Kalifornia i shkruante zotit Trump të mërkurën se Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët nuk do të miratonte rezolutën e kërkuar që lejon presidentin të mbajë fjalimin tradicional përpara Kongresit.

Zonja Pelosi e ndërmori këtë hap vetëm pak orë pasi Presidenti Trump e njoftoi se kishte në plan ta mbante fjalimin të martën më 29 janar, në përputhje me ftesën e saj të mëparshme.

Letra e zonjës Pelosit e detyroi Shtëpinë e Bardhë të përpiqej për të hartuar një plan alternativ për fjalimin, i cili është një nga mundësitë më të mëdha që tradicionalisht i jepet presidentit për të paraqitur programin e tij përpara publikut.

Por të mërkurën mbrëma Presidenti tha se do ta shtynte fjalimin dhe do ta mbante pasi të ketë përfunduar mbyllja e qeverisë, e cila po hyn në muajin e dytë dhe është më e gjata në histori.

Mosmarrëveshja që ka çuar në mbylljen e pjesshme të qeverisë lidhet me financimin e një muri kufitar me Meksikën, për të cilin demokratët që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk janë dakord,

Zonja Pelosi shkruante: "Mezi pres që t'ju mirëpres në Dhomën e Përfaqësuesve në një datë të vendosur bashkërisht për këtë fjalim kur qeveria të jetë hapur.''

Presidenti Trump tha nga ana e tij se demokratët janë "radikalizuar" dhe "nuk duan të shohin ndalimin e krimit, që ne mund ta bëjmë shumë lehtë në kufirin jugor". Ai ia hodhi fajin atyre që i quajti "demokratë super të majtë".

Presdenti Trump u pyet për letrën e zonjës Pelosi gjatë një takimi për kujdesin shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë. Ai u pyet gjithashtu për mbylljen e qeverisë që po hyn në muajin e dytë.

Presidenti tha: “Kjo do të vazhdojë për një kohë. Në fund të fundit, populli amerikan do ta gjejë zgjidhjen, sepse ai nuk dëshiron të shohë krime (nga njerëzit që hyjnë në kufi).

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG