Lidhje

SHBA: Projektligj afatshkurtër shpenzimesh për të shmagur mbylljen e qeverisë federale


SHBA: Projektligj afatshkurtër shpenzimesh për të shmagur mbylljen e qeverisë federale
SHBA: Projektligj afatshkurtër shpenzimesh për të shmagur mbylljen e qeverisë federale

Shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka propozuar një projektligj afatshkurtër shpenzimesh për të shmagur mbylljen e qeverisë federale.

Kreu i shumicës republikane u tha gazetarëve sot se plani republikan përfshin 4 miliard shkurtime shpenzimesh dhe do ta mbante qeverinë në punë gjatë dy javëve pasi të skadojë zgjatja e afatit të buxhetit me 4 mars.

Republikanët po u kërkojnë demokratëve ta miratojnë planin ose të marrin përsipër fajin nëse qeveria mbyllet.

Viti i tanishëm fiskal filloi me një tetor, por kongresi nuk ka miratuar buxhet, por vetëm masa afatshkurtra fondesh për ta mbajtur qeverinë në punë.

Çështja e buxhetit ka qenë burim fërkimesh mes republikanëve dhe demokratëve.

XS
SM
MD
LG