Lidhje

SHBA, stop mallrave nga puna e detyruar


Presidenti Barack Obama nënshkroi një ligj i cili ndalon importimin në Shtetet e Bashkuara të mallrave të prodhuara nga puna e detyruar. Ligji i ri përfshin në dispozitë që anulon ligjin e mëparshëm, që lejonte importimin e mallarve të prodhuara nga skllevërit dhe punë të tjera të detyruara, për sa kohë që kishte kërkesë të madhe për to. Ligji i vjetër ka qenë në fuqi për 84 vjet me radhë, që nga viti 1932.

Ligji i ri që hyn në fuqi pas 15 ditësh, i kërkon Kongresit të marrë një raport të përvitshëm ku të evidentohen dhe të shoqërohen me një përshkrim të hollësishëm mallrat që nuk janë lejuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, për shkak se janë prodhuar nga puna e detyruar.

XS
SM
MD
LG