Lidhje

SHBA: Diskutime për reformën e imigracionit


Një grup senatorësh amerikanë kanë filluar të shyqrtojnë një ndryshim masiv të ligjeve amerikane të imigracionit, një debat i ashpër që ka gjasa të zgjasë disa muaj dhe që pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutuara nga Kongresi këtë vit.

Presidenti amerikan Barak Obama ka mbështetur një reformë të emigracionit që do të krijonte një mënyrë për të marrë shtetësinë amerikane për 11 milionë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA pa dokumentacionin e duhur. Një grup ligjvënësish demokratë dhe republikanë kanë hartuar një paketë ndryshimesh që bëjnë thirrje për shtimin e sigurisë në kufi dhe për ndalim të punësimit për punëtorët që ndodhen në vend ilegalisht.

Por kjo reformë përballet me kundërshtim të fortë nga ligjvënës të tjerë, kryesisht republikanë konservatorë, të cilët nuk do të donin të lejonin emigrantët, që ata i konsiderojnë si shkelës të ligjit, të bëhen shtetas amerikanë.
XS
SM
MD
LG