Lidhje

SHBA, shqetësim për autokolonën ruse në Ukrainë


Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim lidhur me hapin e Rusisë për të futur ndihmë humanitare në Ukrainën lindore, pa miratimin zyrtar nga qeveria e Ukrainës.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha sot se ky veprim është një shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe se Rusia nuk mund të përdorë një autokolonë me ndihma humanitare si justifikim për të kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar.

Zoti Kirby tha gjithashtu se rreth 10 mijë trupa ruse të stacionuara në kufirin ukrainas janë "shumë të gatshme, shumë të aftë, dhe shumë të lëvizshme", ndërkohë që tensionet në Ukrainë janë në rritje.Shtetet e Bashkuara iu bashkuan një proteste që përfshin edhe NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e quajti veprimin e Rusisë një "pushtim të drejtpërdrejtë" të territorit të Ukrainës, duke i bërë jehonë deklaratave të sotme të Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko. Z. Rasmussen tha se ky zhvillim vetëm sa e thellon krizën në rajon.

Ai tha gjithashtu se ushtria ruse ka lëvizur njësi artilerie të drejtuara nga personel rus brenda territorit të Ukrainës dhe po i përdor ato për të hapurr zjarr kundër forcave të Ukrainës - dëshmia e parë kjo e përfshirjes së drejtpërdrejtë të ushtrisë ruse në konflikt.

XS
SM
MD
LG