Lidhje

Seancë për defektet e faqes së sigurimeve shëndetësore


Kontraktorët e teknologjisë po bëjnë përgjegjës zyrtarët e shëndetësisë në administratën e Presidentit Barack Obama për problemet e shumta me sistemin të internetit për programin e ri të sigurimeve shëndetësore.

Një zyrtar i njërës prej firmave kontraktore, Andrew Slavitt i QSSI-së i tha një komisioni të kongresit se kompania e tij i kishte njoftuar punonjësit e qeverisë për problemet që kishte vënë re gjatë krijimit të faqes, para se të hapej për resgjistrime më 1 tetor.

Megjithatë qeveria, e hapi faqen për regjistrim sipas planifikimit, ndërsa miliona amerikanë hasën probleme, duke parë në ekrane mesazhe gabimesh dhe pa qenë në gjendje të zgjidhnin mes alternativave të sigurimeve shëndetësore.

Zoti Slavitt tha se ishte veçanërisht për t’u shqetësuar që zyrtarët e qeverisë morën një vendim të minutës së fundit që e bënte të detyrueshme për ata që donin të blinin sigurime shëndetësore që të jepnin informacion personal financiar para se të mund të zgjidhnin mes alternativave.

Zyrtarët e administratës së Presidentit Barack Obama u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e disa prej kompanive kryesore të sigurimeve shëndetësore të vendit, për të diskutuar se si mund të zgjidhen problemet e faqes së internetit. Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se ka kërkuar ndihmën e ekspertëve të teknologjisë si nga sektori publik edhe ai privat për zgjidhjet e këtyre problemeve.
XS
SM
MD
LG