Lidhje

Obama mbi strategjinë kundër ISIS


Presidenti amerikan Barack Obama ka në plan të mbajë një fjalim të rëndësishëm nesër rreth planeve të tij për të luftuar përparimin e militantëve të Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të diskutojë kërcënimin që vjen nga kryengritësit dhe planin e tij “për të ulur ndikimin dhe për të shkatërruar përfundimisht” Shtetin Islamik.

Zoti Obama u takua sot me Sekretarin e Shtetit John Kerry rreth mundësive të tij ushtarake, përfshirë shqyrtimin e zgjerimin të sulmeve ajrore amerikane në pikat që kontrollohen nga militantët në Irak dhe Siri. Presidenti Obama ka përjashtuar përdorimin e trupave tokësore amerikane.

Anketat e opinionit public tregojnë një mbështetje në rritje për më shumë sulme ajrore mbi Shtetin Islamik, veçanërisht që kur u transmetuan videot e Shtetit Islamik që tregonin militantët t’i prisnin kokat dy gazetarëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG