Lidhje

SHBA: Stina e verës shton rastet e helmimit nga ushqimi


SHBA: Stina e verës shton rastet e helmimit nga ushqimi
SHBA: Stina e verës shton rastet e helmimit nga ushqimi

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se 1 në çdo 6 amerikanë helmohet nga ushqimet çdo vit dhe rreth 3 mijë prej tyre vdesin. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se këto shifra shtohen zakonisht këtë periudhë të vitit, pasi amerikanët përfitojnë nga koha e mirë për të gatuar dhe për të ngrënë në ambjente të hapura. Një grup njerëzish në Uashington DC po punojnë për të edukuar kosumatorët si të parandalojnë helmimin nga ushqimi që gatuhet dhe përdoret në mjedise të hapura.

Miliona amerikanë gatuajnë në mjedise të hapura pasi stina e verës i shtyn ata në aktivitete si pikniqet, ushqimet e pjekura në zgara apo panairet e ushqimit. Dhe ndërsa moti i mirë i tërheq ata për të ngrënë në ambjente të hapura, mundësitë për t’u helmuar nga ushqimi shtohen.

Andrea Darlas u helmua me Salmonella pasi provoi hummus të prishur në një panair ushqimor:

“U dehidratova- pata ethe dhe temperaturë të lartë”.

Edhe Xhein Bredbëri u sëmur:

“Mendova mos ishte grip. Më dhimbte gjithë trupi”.

Këto gra nuk janë të vetmet, miliona amerikanë preken nga sëmundje serioze të provokuara nga ushqimi çdo vit. Më shumë se gjysma e amerikanëve thonë se ata gatuajnë në ambjente të hapura gjatë vitit. Zyrtarët e shëndetësisë ndërkohë po shtojnë përpjekjet për të edukuar konsumatorët dhe ata që gatuajnë ushqimet se si ta përgatisin dhe mirëmbajnë ushqimin.

Punonjës të Departamentit të Bujqësisë, në seksionin e Mishit dhe Pularisë marrin rreth 70 mijë telefonata në vit nga njerëz që kanë pyetje për sigurinë e ushqimit:

“ Do të mblidhemi për të gatuar në natyrë këtë fundjavë dhe unë duhet të çojë hamburgerët. Nuk kam udhëtuar ndonjëherë me hamburgera të gatuar, ndaj dua disa këshilla se si t’a çoj të freskët ushqimin”.

Linja telefonike nisi punën në vitin 1985 dhe në të punojnë specialsitë të sigurisë ushqimore si Tina Hanes:

“Këtë periudhë të viti ne kemi pyetje tipike për ushqimet e zgarës, ose pyetje nga njerëz që shkojnë për piknik dhe udhëtojnë me ushqimin e gatuar”.

Punonjësit e linjës telefonike janë vija e parë për mbrojtjen e konsumatorit nga helmimet.

Linja telefonike e Mishit dhe Pularisë ka zgjeruar programet ku është përfshirë dhe gjuha spanjolle. Gjithashtu konsumatorët mund të pyesin përmes postës elektronike, si dhe marrin përgjigje përmes rrjetit social Twitter. Kathy Bernard është koordinatore projekti për linjën telefonike të Pularisë dhe Mishit:

“Ne i sqarojmë konsumatorët çdo ditë se si të mirëmbajnë ushqimet dhe të parandalojnë helmimet e mundshme. Përveç kësaj ne marrim telefonata në lidhje me ankesat rreth produketeve ushqimore, të cilat kanë bërë që këto produket të tërhiqen nga tregu, e mendojmë se kjo ka shpëtuar jetë njerëzish”.

Mjekja Robin Çutkan është gastroenterologe në spitalin George Washington. Ajo thotë se njerëzit mund të pakësojnë rrezikun e helmimit nga ushqimi duke ndërrmarë disa hapa të thjeshtë.

“Një prej gjërave më të rëndësishme është që mishi të cilin po gatuani të jetë i gatuar mirë. Nuk këshilloj mishin gjysëm të pjekur kur gatuani jashtë në verë. Nëse gatuani vezë, duhet të siguroheni që e verdha e vezës të jetë solide. Vezët e rrahura nëpër pasijet elektronike përkatëse, nuk mendoj se janë ide e mirë për gatimin në natyrë. Mos të harrojmë se kemi patur shumë raste salmonele në Shtetet e Bashkuara..” thotë ajo.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se investimi në programe parandaluese të cilat edukojnë konsumatorët, është një prej rrugëve më të mira për të pakësuar sëmundjet me bazë ushqimore; të gatuash dhe të hash në ambjente të hapura nuk është vetëm kënaqësi, por edhe siguri.

XS
SM
MD
LG